Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim Halit Konushevcin, babanë e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.
Kryeministri tha se në nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në pajtim dhe me vullnetin e familjes.
“Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-
Haradinaj: Më 27 nëntor bëhet rivarrimi i Heroit Ilir Konushevci
-
Haradinaj: Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi ju nderojnë përjetë
-
Nesër rivarrosen në Kosovë heronjtë Ilir Konushevci e Hazir Mala
-
Eshtrat e Ilir Konushevcit do të kthehen në Prishtinë më 28 Nëntor
-
Babai i Ilir Konushevcit nderohet me “Medaljen e Skënderbeut”