Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Medaljen e Skenderbeut”, Halit Konushevcin, babain e heroit të kombit, Ilir Konushevci.
Ky nderim u bë në 20 vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit.
“Bacën Halit, e nderova me “Medaljen e Skenderbeut” në kujtim të djalit të tij, të djalit të Kosovës Ilir Konushevci në 20 vjetorin e rënies. Iliri është me ne sepse jetësoi lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.
Ilir Konushevci ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut. Ai ishte vrarë në një pritë më 9 maj 1998, së bashku me mjekun nga Tropoja, Hazir Mala.
Artikuj të ngjashëm
-
Në përvjetorin e heronjve, familja e Ilir Konushevcit kërkon drejtësi për të dhe Hazir Malën
-
Haradinaj: Më 27 nëntor bëhet rivarrimi i Heroit Ilir Konushevci
-
Qeveria kthen në Prishtinë eshtrat e heroit Ilir Konushevci
-
Në 27-vjetorin e rënies nderohen Ilir Konushevci e Hazir Malaj
-
Në 26-vjetorin e rënies nderohen Ilir Konushevci e Hazir Malaj