Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot delegacionin nga Qeveria Gjermane, njofton kumtesa,transmeton Koha.net.
Delegacioni kryesohej nga Thomas Richard Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik ndërsa në të kishte përfaqësues të Bundestagut dhe përfaqësues të Bundeswehr-it, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, me theks zhvillimin ekonomik.
Pas takimit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media, falënderoi përfaqësuesit e delegacionit të lartë gjerman për vizitën, duke theksuar se kjo është një dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritet të mirë që ka Kosova me shtetin gjerman.
“Është me rëndësi se kjo vizitë ndodh në vigjilje, me rastin e ditës së unifikimit të Gjermanisë. Unifikimi i Gjermanisë është përjetuar si një festë edhe në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën, edhe sot është festë. Ne e kemi për nder që ta festojmë ditën e unifikimit të Gjermanisë me mysafirët e nderuar, njëkohësisht me të gjithë gjermanët që shërbejnë në Kosovë, qofshin ushtarë, qofshin civilë”, tha kryeministri Haradinaj.
Thomas Richard Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që të kalojmë përgjegjësitë tek kosovarët dhe të dorëzojmë instrumentet tona ushtarake në instrumente civile dhe në rritjen ekonomike për gjeneratat e ardhshme në Kosovë.
“Është privilegj për ne, që t’i tregojmë publikut në Kosovë, por edhe më tej, edhe në Gjermani, se aktiviteti jonë ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm në atë mënyrë që kemi kontribuar në stabilitetin, i cili ofron bazën për rritjen ekonomike në aspektin civil”, tha Richard Silberhorn, duke shtuar se ushtarët e ushtrisë gjermane kanë dhënë jetën në Kosovë, sikurse shumë familje kosovare, në frymën dhe sakrificën e të cilëve po krijohet stabiliteti, paqja dhe prosperiteti për gjeneratat e ardhshme.
Edhe
Haradinaj: Gjermania i ka dhënë ndihmë të madhe Kosovës që nga paslufta
Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, tha se dita e bashkimit të Gjermanisë bazohet në integrimin Evropian, bazohet në takimin me nivel të njëjtë të shteteve që na rrethojnë dhe në atë se çka kemi arritur së bashku këtu në Kosovë.
“Kjo është një ditë historike, që e kalojmë kampin nga shfrytëzimi ushtarak në shfrytëzim civil dhe se kjo përfaqëson rrjetin e politikës së jashtme gjermane, ku në njërën anë krijojmë një gjendje të sigurt, stabile, ndërsa në anën tjetër, një ndihmë në zhvillim dhe në fund mund të krijohet një bashkëpunim zhvillimor”, tha Sekretarja e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, duke shtuar se gjeneratave të reja është e nevojshme t’ju ofrohet perspektivë në shkollimin profesional dhe në suksesin e punës.
-
Haradinaj: Gjermania do njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues
-
Haradinaj falënderues ndaj Gjermanisë për qëndrimin ndaj integritetit territorial të Kosovës
-
Haradinaj: Do ta mbajmë sa më lartë flamurin gjerman
-
Haradinaj: Përkrahja gjermane ishte vendimtare për paqe e shtetndërtim në Kosovë