Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të të dyja vendeve, veçmas Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekte në fushën e ekonomisë dhe rritjen e këmbimeve tregtare.
Ndër të tjerash, duke kujtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 6 tetor, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka përmendur faktin që Kosova ka treguar nivel të lartë demokratik me procesin e ri zgjedhor dhe faktin që si vend janë të përkushtuar për dialog dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, siç janë të orientuar në rrugën euro-atlantike dhe në partneritet të plotë strategjik me aleatët e Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Christian Heldt, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për bashkëpunimin, duke shprehur gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
-
Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për takimin në Berlin dhe pritjet nga ai i Parisit
-
Hoti priti në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Christian Heldt
-
Kurti diskuton me Heldtin për rimëkëmbjen sociale e ekonomike
-
Haradinaj priti në takim ambasadorin Abbott, i shpreh vlerësimin për zgjedhjet
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm