Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Hoti e ka falënderuar Heldtin për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë.
“Hoti ka vlerësuar rolin e veçantë të Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Kryeministri Hoti tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë mirënjohës për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Po ashtu, ai theksoi se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok. Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka vlerësuar punën e ambasadorit Heldt në Kosovë, duke i uruar atij sukses në detyrat e tij të ardhshme. Ndërsa, ambasadori Heldt, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike”, është njoftuar nga Kryeministria.
-
Hoti e siguron Merkelin se Qeveria e tij do t’i kryej të gjitha obligimet e parapara me Kushtetutë
-
Ambasadori gjerman shpreson për një përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi
-
Zotime për fuqizimin e partneritetit Austri-Kosovë
-
Merkeli uron Hotin, shpreh mbështetjen për Kosovën
-
Kurti diskuton me Heldtin për rimëkëmbjen sociale e ekonomike