Sot, në zyrën e tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Siç njofton kumtesa nga kryeministria, në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë, rimëkëmbje sociale e ekonomike.
“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman”, thuhet në kumtesën nga kryeministria.
Tutje, theksohet se të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare.
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë