Pas pjesëmarrjes në hapjen e Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministren gjermane për Çështjet e Ekonomisë, Punës dhe Banimit të landit Baden-Wurttemberg, Nicole Hoffmeister-Kraut.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është theksuar raporti i mirë ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.
Më tej është bërë e ditur se është diskutuar për marrëdhëniet midis dy vendeve, për çka ministrja Hoffmeister-Kraut, ka thënë se ato qëndrojnë të forta dhe mund të thellohen edhe më tej.
Ajo ka shtuar se Gjermania ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës me partnerët e saj evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Duke e përgëzuar kryeministrin Kurti për reformat e ndërmarra dhe për indikatorët pozitivë ekonomikë, ministrja Hoffmeister- Kraut dha mbështetjen e plotë të saj dhe landit që përfaqëson për punën e Qeverisë. Ajo shtoi se planifikon që në të ardhmen e afërt ta vizitojë Kosovën me qëllim fuqizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
-
Kurti takohet me Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman
-
Kurti: Ka vullnet që me Austrinë të thellohet bashkëpunimi politik e ekonomik
-
Kurti udhëton në Gjermani për forumin ekonomik “Global Connect 2022”
-
Ngërçi në Kuvend dhe perspektiva euroatlantike, tema të bisedimeve të Osmanit e Kurtit me Reiffenstuel
-
Kurti flet me ministrin gjerman për marrëdhëniet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes