Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, të dy kanë shprehur vullnetin që bashkëpunimi ekonomik dhe politik në mes të dy vendeve të thellohet.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar për vizitën në Austri të cilën e realizoi të enjten, duke thënë se Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës.
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme. E megjithatë ka vullnet të dyanshëm që ato të thellohen edhe më shumë sa në rrafshin politik, aq në atë ekonomik e kulturor. E falënderova Kancelarin Nehammer për ftesën e tij, bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e hapur për Republikën e Kosovës, posaçërisht në integrimin evropian, dhe rrugëtimin e Qeverisë sonë reformiste”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti takohet sot me kancelarin austriak në Vjenë
-
Ministrja gjermane për çështjet e Ekonomisë takon Kurtin: Marrëdhëniet tona mund të thellohen më tej
-
Kancelari austriak: Nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së
-
Kurti priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak, Karl Nehammer
-
Kancelari i Austrisë i shkruan Kurtit: Vazhdimi i dialogut Kosovë - Serbi shumë i rëndësishëm