Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, thotë se Austria do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare.
Ndërsa ai ka thënë se në këtë proces është me rëndësi të veçantë vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi.
Nehammer i ka kthyer kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti letër, pasi ky i fundit e kishte uruar për postin e kanclearit.
“Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit. Në këtë proces, vazhdimi i vendosur i dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të veçantë”, thuhet në letrën e Nehammerit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Ka vullnet që me Austrinë të thellohet bashkëpunimi politik e ekonomik
-
Kancelari austriak: Nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së
-
Kurti priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak, Karl Nehammer
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë