Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, ka biseduar për mënyrën e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
Nehammer ka thënë se është me rëndësi që Austria të jetë urë lidhëse, ndërsa ka shtuar se për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme.
“Ne vërtetë jetojmë në sfida. Fillimisht ishte luftimi i pandemisë e pasojat që erdhën me të. Tash kemi luftë në Evropë. Federata Ruse e ka sulmuar Ukrainën. Duhet trajtuar pasojat që do të vijnë si pasojë e kësaj. Të ndihmojmë njëri-tjetrin, duke trajtuar si çështjen e inflacionit, çështjen e energjisë. Duhet zgjidhur bashkë. Po ashtu kam folur me kryeministrin për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Është me rëndësi që Austria të jetë urë lidhëse, por me rëndësi është ta përfshihet edhe Gjermania edhe më tepër, pasi ajo është mike e Kosovës. Për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme dhe kemi lidhje historike me njëri-tjetrin. Me rëndësi është të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Për këtë Kosova nevojitet të jetë brenda BE-së”, ka thënë Nehammer në konferencë për media, raporton KOHA.
Kancelari austriak Karl Nehammer pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, është pritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
-
Kurti: Ka vullnet që me Austrinë të thellohet bashkëpunimi politik e ekonomik
-
Kurti nga Austria përmend mundësinë e përfshirjes së Asociacionit në Planin evropian
-
Kancelari austriak premton ndihmë për Kosovën drejt anëtarësimit në BE
-
Kurti potencon rrezikun që Putini ta shpërndajë luftën edhe në Ballkan
-
Kurti priti me ceremoni shtetërore kancelarin austriak, Karl Nehammer