Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kancelari austriak premton ndihmë për Kosovën drejt anëtarësimit në BE

Kancelari austriak Karl Nehammer ka premtuar ndihmë për Kosovën për t’i bindur pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nehammer ka thënë se Austria “do të jetë urë për të gjetur mënyrën për të bindur shtetet anëtare që të mirëpresin Kosovën në familjen evropiane”.

Ai ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për luftimin e korrupsionit, e po ashtu ka thënë se falë punëve të bëra nga viti 2024 Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.

“Është me rëndësi të them, se ka shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Është me rëndësi, që Austria të ndërtojë urë, të gjejë mënyrë për të bindur shtetet anëtare se është e drejtë dhe e rëndësishme të mirëpresin Kosovën në familjen evropiane”, ka thënë Nehammer.

Ai ka thënë se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes policive të dy vendeve.

Edhe Kancelari austriak: Nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së Arbëri Kancelari austriak: Nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së

“Kosova është një prej vendeve që menjëherë ka ofruar mbështetje pas sulmit terrorist në Vjenë”, ka thënë Nehammer.

Ai po ashtu ka folur për projekte ekonomike, e veçanërisht për projekte në fushën energjetike.