Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel, është takuar me deputetët Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Christian Schmidt dhe Peter Bayer, CDU/CSU.
Në komunikatën për media thuhet se me këtë rast ka falënderuar deputetët e Bundestagut, për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre të veçantë që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, si dhe në rrugën euroatlantike.
Gjatë takimit, ai ka njoftuar deputetët e Bundestagut për progresin e Kosovës, përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet janë gjithmonë falënderues për përkrahjen e shtetit të Gjermanisë, për avancimin e të gjithë sektorëve në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se me deputetët gjermanë ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet me rëndësi për vendin për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Jemi në fazën e zhvillimit ekonomik dhe ndihma e Gjermanisë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Kosovën në këtë fazë”, tha Haradinaj.
Ndër temat e takimit ishte edhe liberalizimi i vizave si një çështje e domosdoshme për qytetarët e Kosovës dhe për këtë Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen në këtë proces.
Edhe
Haradinaj: Gjermania do njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues
Po ashtu, kryeministri Haradinaj, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit reciprok, me theks në zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi, dhe në thellimin e bashkëpunimit politik.
Deputetët gjerman me këtë rast konfirmuan përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për proceset politike, veçanërisht në procesin e dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, përfshirë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si dhe rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm
-
Haradinaj: Partneriteti ekonomik me Gjermaninë, i rëndësishëm për vendin
-
Haradinaj falënderon ambasadorin gjerman që kundërshtoi ndarjen e Kosovës
-
Haradinaj: Gjermania i ka dhënë ndihmë të madhe Kosovës që nga paslufta