Grupit të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një anëtar.
Shefi i Qeverisë ka emëruar këshilltar për burgjet ish-drejtuesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajn, i cili është larguar ditë më parë nga kjo detyrë pasi ka mbushur moshën e pensionimit.
Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar vetë ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj. Ai tha se pozitën e këshilltarit të kryeministrit për burgjet e ka marrë nga data 12 mars. Zogaj më 27 shkurt të këtij viti ka dorëzuar postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi ai ka dalë në pension.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj e emëron Shkëlzen Sopjanin këshilltar të jashtëm politik
-
Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit Sylejman Selimin
-
Drejtori i Shërbimit Korrektues, ushtrues detyre i kundërligjshëm
-
Kërkohet një muaj paraburgim për zyrtarin e SHKK-së
-
Hoti emëron Baxhakun këshilltare politike dhe drejtoreshë të Zyrës për komunikim