Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Antigona Baxhakun këshilltare politike dhe drejtoreshë të Zyrës për Komunikim me Publikun.
Qeveria Hoti shpesh është kritikuar për mostransparencë dhe moskomunikim me mediat.
“Me veprimtarinë e saj 22 vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat. Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e Kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Mungesa e zyrtarit për media në Qeveri po u shkakton vështirësi në punë gazetarëve
-
Kritikohet vendimi i Qeverisë për emërimin e koordinatorit të Këshillit të ekspertëve për dialogun
-
Zëvendëskryeministri Hoti emëron këshilltare politike për media
-
Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë
-
Kurti emëron Sinanin këshilltare për Luginën, paralajmëron edhe hapjen e zyrës