Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të themeluar Këshillin e Ekspertëve dhe për të emëruar një koordinator për dialogun me Serbinë është kritikuar nga shoqëria civile.
Visar Xhambazi, hulumtues në organizatën “Demokraci për Zhvillim”, thotë se grupet e pozitat e tilla Qeveria e Kosovës është duke i bërë për të rehatuar zyrtarë të partive që i ka në koalicion, raporton KOHA.
Lidhur me këtë çështje kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, nuk ka pranuar të shpalosë detaje, duke thënë se koordinatori dhe anëtarët e Këshillit do të zgjidhen së shpejti.
Detyrat e koordinatorit shtetëror për dialogun, sipas Visar Xhambazit, do të mund t`i bënte ndonjëri prej zëvendëskryeministrave.
Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën, kryeministri Avdullah Hoti ka përsëritur qëndrimin se pavarësisht zhvillimeve, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.
Sipas tij, janë duke punuar në formimin e një ekipi që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces, e në krye të të cilit ka thënë se do të jetë ai.
-
Hoti: Qeveria do të duhej të propozonte një draft për Asociacionin para ekipit menaxhues
-
Hoti për dialogun: Jemi në qorrsokak, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit
-
Qeveria mban sekret ekspertët ndërkombëtarë për dialogun me Serbinë
-
Kërkohet që rekomandimet e shoqërisë civile të merren seriozisht për dialogun me Serbinë
-
Hoti i përgjigjet Osmanit: S’do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive