Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik, Sylejman Selimin.
Këtë thotë ta ketë bërë me kërkesën e vetë Selimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Emërimi i Selimit në këtë pozitë ishte përcjellë me reagime të shumta. Ambasada Amerikane pati reaguar duke kërkuar që të mos emërohen në pozita të larta publike njerëz të dënuar për krime lufte.
Selimi ishte emëruar këshilltar i Haradinajt në fillim të shkurtit. Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ishte liruar me kusht në janar pas më shumë se pesë vjetësh burgim. Selimi ishte shpallur fajtor për veprën penale “krime të luftës kundër popullatës civile” dhe në rastet “Drenica 1 dhe 2”.