Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e emëron Shkëlzen Sopjanin këshilltar të jashtëm politik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka emëruar këshilltar të jashtëm politik Shkëlzen Sopjanin.

“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbej politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Sopjanit, dikur kryeinspektor në AKI, i përfundoi mandati në muajin shkurt.