Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Besnik Pulën, këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.
Pula, sipas njoftimit të Kryeministrisë, është profesor në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, ai ka punuar edhe në programe të ndryshme dhe është shpërblyer për hulumtimet e tij nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX).