Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.
Siç bëhet e ditur nga komunikata, Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.
Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.
“Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë. Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja - biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.
-
Këshilltarja britanike sqaron pse nuk do të vazhdojë punën me Zyrën për Komunitete
-
Arsimi e punësimi i komuniteteve, prioritetet e këshilltares angleze të Kurtit
-
Kurti emëron këshilltar për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, Besnik Pulën
-
Kurti emëron Aziz Bicin këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta
-
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit