Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti emëron Aziz Bicin këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bici, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave", thuhet në njoftim.