Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet partnere është zotim për të hapur rrugët e suksesit për vendin.
Haradinaj ka theksuar se është detyrë e Kosovës që të ripërtërijë përkushtimin për anëtarësim në NATO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik; është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm. Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne”, ka shkruar ai në Facebook.
Të shtunën, Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Rahovecit me rrethinë. Ai ka theksuar se Rahoveci ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri.
“Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun”, ka shkruar Haradinaj.