Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e krijimit të ushtrisë, ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin amerikan për Kosovën.
“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj ka shkruar se shembulli amerikan i atdhedashurisë do të mbetet frymëzim për Kosovën.
“Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane. Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Aleanca me SHBA-në është zotim, s’është thjesht partneritet strategjik
-
Haradinaj: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme
-
Haradinaj: Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me SHBA-në
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë