Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Haradinaj ka thënë se reagimi i institucioneve të sigurisë së Amerikës ka qenë krenari. Ai në shkrimin në Facebook deklaroi po ashtu se Kosova qëndron gjithmonë krah SHBA-së.
“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë. Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan”, ka thënë Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
Haxhiu shpreh solidaritet me SHBA-në pas sulmit në Darkën e Korrespondentëve
-
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë, Hamza: Të paktën presidenti Trump dhe të tjerët nuk u lënduan
-
Osmani pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë: U parandalua një tragjedi kombëtare
-
Liderët botërorë reagojnë pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë