Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur solidaritet me popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Në reagimin e saj, Haxhiu ka theksuar se është lehtësim që presidenti Donald Trump dhe të tjerët që ishin të pranishëm, janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i uroi shërim të plotë zyrtarit të plagosur.
“Pas sulmit shqetësues në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, jemi pranë popullit amerikan. Të lehtësuar që Presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt. Zyrtarit të plagosur i urojmë shërim të plotë dhe qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e saj.
Ajo ka shtuar se Republika e Kosovës dënon çdo akt dhune dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar partner dhe aleat të saj strategjik.
-
Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë, Hamza: Të paktën presidenti Trump dhe të tjerët nuk u lënduan