Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së duhet të forcohet çdo ditë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Departament të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë, të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar ai.