Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës

Ramush Haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook, ka thënë se gjendja në Kosovë nuk është ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti që nga viti 2019 kur erdhi në pushtet.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk është bërë as më stabile, as më funksionale e as më e fortë si shtet, prandaj sipas Haradinajt, Kurti nuk është më shpresa e Kosovës. Haradinaj ka thënë se edhe situata e krijuar me presidenten Osmani dhe Gjykatën Kushtetuese është model i pushtetit të Albin Kurti dhe modeli i tij sipas Haradinajt është konflikt i përhershëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke komentuar qeverisjen e Kurtit, kryetari i AAK-së tha se ai nuk e ka forcuar as ekonominë e as nuk ka çuar asnjë projekt përpara. Sipas Haradinajt edhe nëse Kurti fiton sërish kjo nuk përktheht në stabilitet për vendin sepse sërish kriza nuk do të zhduket.

“Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që flet përditë si në fushatë. Ka nevojë për shtet që punon, për institucione që respektojnë njëra-tjetrën, për ekonomi që lëviz dhe për politikë që ndërton. Qytetari ka të drejtë sot të kërkojë jo edhe një premtim tjetër, por një llogari të thjeshtë: çfarë ka prodhuar gjithë ky pushtet? Për këtë arsye duhet thënë qartë: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës. Ai është bilanci i një epoke që premtoi shumë, prodhoi shumë konflikt dhe ndërtoi më pak se sa kishte detyrimin të ndërtonte”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.