Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim të dialogut strategjik.
Haradinaj ka thënë se prej kohësh ka paralajmëruar për sjelljen e papërgjegjshme dhe destruktive të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën”, ka shkruar ai.
Kryetari i AAK-së në fund pati thirrje për partitë dhe shoqërinë kosovare.
“I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar tutje Haradinaj.
Reagimet pas pezullimit të dialogut Kosovë-SHBA
-
Haradinaj: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur që ta vështirësojë jetën në Kosovë
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
AAK-ja hap fushatën, kritikon qeverisjen e Kurtit
-
Haradinaj: Mbrëmë u përmbys autokrati Albin Kurti, tash fjalën e ka sovrani