Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi është hapur për kalim të të gjitha llojet e automjeteve.
“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar të Malit të Zi, kemi marrë informacion se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim.
Gjatë paradites QKMK-ja ka njoftuar se kjo rrugë ishte e mbyllur për qarkullimin e kamionëve për shkak të gjendjes së rënduar të segmentit rrugor në territorin e shtetit fqinj.
Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi për automjetet e udhëtarëve ishte i lejuar, por zhvillohej vetëm me pajisje dimërore.
Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi...
Artikuj të ngjashëm