Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë

Kufiri Kosovë-Mali i Zi

Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi mbetet e mbyllur për qarkullimin e kamionëve për shkak të gjendjes së rënduar të segmentit rrugor në territorin e shtetit fqinj.

Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi për automjetet e udhëtarëve është i lejuar, por zhvillohet vetëm me pajisje dimërore. 

Autoritetet bëjnë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe po punojnë për përmirësimin e kushteve, ndërsa pritet që pas stabilizimit të situatës rruga të hapet edhe për kamionë.

“Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet nw njoftim. 

Hapet rruga drejt Malit të Zi për të gjitha automjetet

6 muaj më parë / 18 shk 2026 14:08
Foto ilustrim

Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi është hapur për kalim të të gjitha llojet e automjeteve.

“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar të Malit të Zi, kemi marrë informacion se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim. 

Gjatë paradites QKMK-ja ka njoftuar se kjo rrugë ishte e mbyllur për qarkullimin e kamionëve për shkak të gjendjes së rënduar të segmentit rrugor në territorin e shtetit fqinj.

Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi për automjetet e udhëtarëve ishte i lejuar, por zhvillohej vetëm me pajisje dimërore.