Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet në Klinë Qendra e informuese për shëndetin e gruas

Klinë, 31 gusht - Me një ceremoni sot në Klinë u hapën dyert e Qendrës informuese për shëndetin e gruas “Klasat për nëna”. Ajo u hap në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF).

Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Klinës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

“E kemi mirëpritur hapjen e ‘Klasave për nëna’ edhe në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Klinë, si mundësi e jashtëzakonshme për shtrirjen e informimit të sakte dhe shumë të rëndësishme të nënave dhe partnereve të tyre për një shëndet më të mirë të tyrin dhe foshnjave të tyre” theksoi Dr. Hekuran Sejdiu, drejtori i Shëndetësisë në Klinë.

“Qendra ‘Klasat për nëna’, e hapur tani edhe në Klinë, do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psikike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e paslindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës. Jemi të lumtur që interesimi nga nënat është rritur dhe kërkesa për hapjen e qendrave informuese për shëndetin e gruas është çdo ditë e më i madh” u shpreh përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Labërie Çarreti Sylejmani.

Qendra Informuese në Klinë është e hapur çdo ditë pune për të gjitha gratë e vajzat e Klinës, si dhe partneret e tyre.

Kjo është Qendra e dytë e cila po hapet përgjatë vitit 2018, ndërsa nga viti 2014 prej kur u themelua ky program, Klasat për Nëna janë të shtrira ne 9 komuna të Kosovës: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Kaçanik, Pejë, Shterpcë, Dragash dhe tani edhe Klinë.

Edhe IPKO bashkon komunitetin: Kujdesi ndaj shëndetit fillon me ndërgjegjësim Reklama 9 muaj më parë IPKO bashkon komunitetin: Kujdesi ndaj shëndetit fillon me ndërgjegjësim

--

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës. Për më shumë www.amchealth.org

Action for Mothers and Children