Për herë të parë në Kosovë shkolla e mesme e agrobiznesit "Zenel Hajdini”, në qytetin e Ferizajt, ka përuruar një ambulantë të veterinës brenda institucionit shkollor, e cila ka për qëllim zhvillimin e punës praktike për nxënësit e drejtimeve adekuate në të.
Këtë projekt e ka mbështetur Komuna e Ferizajt. Gjatë inaugurimit të kësaj ambulante, kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka thënë se po bëhet një hap i parë jo i rastësishëm në Shkollën e Bujqësisë, sepse sipas tij për këtë projekt është një vizion dhe një përkushtim më i madh për ta realizuar atë.
“Ky është njëri ndër projektet që e kemi premtuar për këtë shkollë, andaj e kemi thënë se pjesë e angazhimeve tona do të jetë aftësimi profesional. Padyshim se jemi të kënaqur me punën e cila është duke u bërë në këtë shkollë dhe madje komunën po e nxit që ta mbështesë edhe më shumë, ashtu siç e kemi mbështetur në të kaluarën, por edhe në këtë ngjarje mbështetëse nga komuna”, ka thënë ndër të tjera Aliu/Agim Ademi.
{gallery}