Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas mbledhjes së PDK-së ka thënë se do të takojë liderët e të gjitha subjekteve politike për të parë se çka mund të bëhet pas vendimin të Gjykatës Speciale me të cilin i dënoi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza ka thënë se beson në bashkëpunimin me ta sepse krerët e UÇK-së nuk gjenden në Hagë si anëtarë të ndonjë partie por si pjesë e historisë.
“Do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është më çështje që i takon një subjekti politik. Ata nuk janë shkuar atje si anëtarë të ndonjë subjekti politik por si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Besoj në bashkëpunimin me subjektet e tjera politike, në krijimin e një konsensusi të nevojshëm dhe ne si PDK do të dalim me veprime konkrete duke i përfshirë edhe ato ligjore edhe demokratike”, ka thënë Hamza.
Tutje Hamza ka folur edhe për iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se PDK-ja i ka nënshkrimet e gatshme dhe varësisht nga rrethanat do të procedohet tutje porse për këtë kanë nevojë edhe për mbështetjen e partive të tjera politike.
“Po qe se vjen e mund të vjen iniciativa ligjore në Kuvendin e Kosovës normalisht që kemi nevojë për mbështetjen e subjekteve të tjera politike. Në momentin e parë që përputhen rrethanat, normalisht se do të takohemi. PDK-ja i ka nënshkrimet e gatshme, varësisht prej nevojave ne do të procedojmë edhe prej situatave të krijuara. Nuk po flasim për zhbërjen e Gjykatës Speciale, po flasim për përshtatje me një situatë reja. Nuk po i ikim obligimit që e kemi marrë që Gjykata t’i hetojë, t’i prezantojë e faktojë të gjitha gjetjet e raportit të Dick Martyt për çka edhe është krijuar Gjykata”, ka thënë Hamza.
Zhvillimet një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja
-
Hamza: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme
-
Hamza: PDK-ja do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore
-
Hamza për gjyqtarët e Hagës: Mendoni për pasojat para se ta merrni vendimin
-
Hamza: Kosova të mos mbetet pa kuvend, 16 shtatori datë tepër e rëndësishme
-
Hamza: PDK-ja do të veprojë që ligjshmëria të rikthehet