Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se është duke u përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike, teksa gjatë ditës së sotme i është hakuar edhe profili personal në Facebook.
Në një prononcim për KOHËN, Rashiq ka thënë se po hapen edhe llogari false me emrin e tij.
“Sulmet kanë nisur tash e tri ditë dhe i kam lajmëruar edhe në polici”, ka deklaruar Rashiq për KOHËN.
Ai theksoi se këto përpjekje kanë për qëllim ta detyrojnë të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e nesërme parlamentare në Kosovë, por nuk ka ndërmend të heqë dorë.
Sipas informacioneve të marra nga institucionet, Rashiqi ka thënë se një prej adresave nga ku po vijnë këto sulme është lokalizuar në Rashkë. Ministri pret që këto sulme të vazhdojnë edhe nesër gjatë ditës së zgjedhjeve.
Ditë më parë, ai pati njoftuar se është hakuar edhe faqja zyrtare e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Facebook.
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
-
Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
-
Rashiq: Votoj për cilindo kandidat për nënkryetar të Kuvendit që vjen në pako
-
Rashiq: Serbia po përdor metoda brutale për ndikim në zgjedhje
-
Rashiq: Lista Serbe po përdor shantazhe, kërcënime dhe oferta pune për të ndikuar te votuesit në veri