Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se faqja zyrtare e Ministrisë në Facebook është hakuar.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ndjekësve që të mos besojnë asnjë postim të radhës nga ai profil, pasi nuk është më nën kontrollin zyrtar të institucionit.
“Ju lutemi të konsideroni çdo postim të radhës nga ai profil si të rremë”, ka bërë të ditur ministri Rashiq të martën vonë në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Institucionet përkatëse janë duke punuar për të rikthyer faqen dhe për të zgjidhur situatën sa më shpejt të jetë e mundur.
Artikuj të ngjashëm
-
Hakohet llogaria e ministrit Rashiq: Duan të më detyrojnë të tërhiqem nga gara
-
Rashiq: Formimi i institucioneve të bëhet në pako, përfshirë zgjedhjen e presidentit
-
Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
-
Gërvalla thotë se i është sulmuar faqja e Facebookut nga disa mijëra profile të rreme
-
Rashiq pretendon se u ngatërrua kur tha se Kurti ia dha tokën Manastirit të Deçanit hatri tij