Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar të hënën se uebfaqja konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik.
Përmes një njoftimi për publikun, MINTI bëri të ditur se ueb-faqja është sulmuar gjatë ditës, ndërsa aktualisht po punohet për rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të saj.
Deri në rikthimin e shërbimeve online, qytetarët janë udhëzuar që ankesat dhe kërkesat e tyre t’i drejtojnë përmes kanaleve alternative të komunikimit.
“Ankesat mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected], ndërsa qytetarët mund të kontaktojnë edhe përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000”, thuhet në njoftim.
MINTI nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e sulmit, autorët e mundshëm apo nëse nga incidenti janë prekur të dhënat e përdoruesve.
Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se mbetet në dispozicion përmes kanaleve alternative të komunikimit deri në rikthimin e ueb-faqes.
-
Sulmi kibernetik në Danimarkë ekspozon të dhënat e 8.8 milionë personave
-
Njësia për Siguri Kibernetike thotë se po i trajton rastet e komprementimit të llogarive në WhatsApp
-
Një program i OpenAI hakon portalin qeveritar të Australisë, alarmohet shteti
-
Rusia raporton sulme kibernetike ndaj sistemit zgjedhor në ditën e dytë të votimit
-
Një sulm kibernetik iranian raportohet se ka çuar në mbylljen e një centrali energjetik në Britani