Grupi rus i hakerëve, “No Name”, ka njoftuar se ka sulmuar disa faqe të institucioneve të Shqipërisë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Edi Rama udhëhoqi seancën e Asamblesë së OKB-së dhe pati përplasje me ambasadorin rus. Ambasadori rus e akuzoi Ramën pasi i dha fjalën presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky që në fillim. Përgjigja e kryeministrit të Shqipërisë bëri bujë më pas. Ai i tha ambasadorit rus se nëse Rusia ndalon luftën, atëherë nuk ka pse t’ia japë fjalën Zelenskyt të parit.
Këto qëndrime nuk u kanë pëlqyer grupit të hakerëve të cilët, siç kanë njoftuar në Telegram, kanë sulmuar faqen e Kuvendit të Shqipërisë, Portit të Durrësit, të Tiranës dhe degën e Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Ata “i kanë kujtuar” Shqipërisë që “Kosova është Serbi” dhe se “do ta shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën e internetit të Shqipërisë”.
Faqja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ajo e Portit të Durrës vazhdojnë të mos funksionojnë. Ndërsa faqja e kryeqytetit të Tiranës dhe ajo e Raiffeisen Bankut janë të qasshme. Dega e bankës ka njoftuar se ka qenë pre e një sulmi kibernetik.
-
Hakerët prorusë sulmojnë uebfaqet qeveritare italiane pas deklaratave të presidentit
-
Rama në OKB: Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm
-
Hakerët rusë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
-
Rama sfidon ambasadorin rus: Ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të flasë
-
Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për liri mbetet e padiskutueshme