Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama në OKB: Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm

Edi Rama

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Samitin për të Ardhmen, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se vendet ndodhen “buzë një rreziku të jashtëzakonshëm ku askush s’është i sigurt”.

Rama ka përmendur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke thënë se kjo situatë në Evropë rrezikon edhe shtete të tjera “pavarësisht pozitës gjeografike, madhësisë apo fuqisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 “…Një luftë e re ka vënë në pikëpyetje, jo vetëm gjithçka që e mendonim të padiskutueshme, por edhe ekzistencën e njerëzimit. Të përballur me kërcënimet e marra, të hapura për përdorimin e armëve bërthamore...Bota ka ndryshuar dramatikisht prej kur Kombet e Bashkuara janë krijuar...Ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush s’është i sigurt, pavarësisht pozitës gjeografike, madhësisë, fuqisë, pasurisë, pavarësisht sistemeve politike e shoqërore. Sfidat janë të ndërlidhura thellësisht...”, ka deklaruar të dielën kryeministri Rama.

Ai edhe i ka kritikuar vendet anëtare të OKB-së se “veprimet e tyre shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritjeve”.

“Herë pas here, OKB-ja s’ka mundur t’i përmbushë shpresat e neve, popujve dhe frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në lindje, në perëndim, në veri e në jug. Këto kriza kanë shkatërruar terrenin e përbashkët, e mes trazirës, kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur për një ndryshim”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se Shqipëria i ka dhënë botës shembuj të mirë “për të mbrojtur mekanizmin tonë të përbashkët”.