Një grup i hakerëve prorusë kanë sulmuar uebfaqet qeveritare të Italisë të martën, si reagim ndaj fjalimit të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, që e krahasoi pushtimin rus të Ukrainës me luftërat pushtuese të nazistëve, raporton agjencia “AP”.
Grupi i hakerëve “NoName57”, që njoftoi në rrjetet sociale për sulmin, ka shënjestruar uebfaqet e ministreve të Mbrojtjes, të Brendshme dhe të Transportit si dhe të agjencive të Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu grupi ka thënë të hënën se u sulmuan bankat italiane, portet, aeroportet dhe agjencitë lokale të transportit në Itali, por ato sulme kibernetike nuk shkaktuan çrregullime të mëdha.
Mattarella, i pyetur për sulmet gjatë vizitës në Mal të Zi, ka thënë se shpreson që Rusia “do të kthehet e të luajë rol të madh e të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar, duke respektuar parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe dinjitetit dhe sovranitetit të çdo shteti”.
E në fjalimin në Marseille të Francës më 5 shkurt, Mattarella, tha se modelet që dërguan te Lufta e Dytë Botërore po përsëriten, përfshirë “luftërat pushtuese”.
“Ky ishte projekti i Reichut të Tretë në Evropë. Agresioni i sotëm rus kundër Evropës është i kësaj natyre”, tha ai.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka shprehur tronditje për fjalët e Mattarellas.