Hakerët pro-rusë të njohur në Telegram me pseudonimin "NoName057" kanë sulmuar faqet e internetit të aeroporteve të Milanos, Malpensa dhe Linate, duke krijuar probleme për udhëtarët që duan të kontrollojnë fluturimet e mbërritjes dhe nisjes.
Po ashtu hakerët kanë sulmuar edhe uebsajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sulmi u njoftua nga vetë kriminelët kibernetikë, të cilët në mesazhin e tyre, ku renditën listën e faqeve të ndryshme që aktualisht janë të paarritshme ose nuk funksionojnë, shkruan: “Rusofobët italianë po marrin një përgjigje të merituar kibernetike”.
Në fakt, përveç aeroporteve Malpensa dhe Linate dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, u goditën edhe grupe të ndryshme.
Qendra Kombëtare e Krimit Kibernetik për mbrojtjen e infrastrukturave kritike të Policisë Postare ka nisur tashmë punën për të mbështetur aktivitetet e objektivave të prekur dhe për të kryer hetimet përkatëse. /A2CNN
-
Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në “dark web” të të dhënave të ministrit të Jashtëm italian
-
Hakerët prorusë sulmojnë uebfaqet qeveritare italiane pas deklaratave të presidentit
-
Ukraina dhe Rusia raportojnë alarme të rreme emergjence si pasojë e sulmeve kibernetike
-
Rusia raporton sulme kibernetike ndaj sistemit zgjedhor në ditën e dytë të votimit
-
Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport