Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gojnovci: PDK-ja po mundohet ta lë fajtore VV-në për shkuarje në zgjedhje

Ejup Gojnovci

Opinionisti Ejup Gojnovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po mundohet që përmes kërkesës që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, po tenton që ta lë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje për shkuarjen në zgjedhje.

PDK-ja ka kërkuar që fillimisht të miratohen këto ndryshime e pastaj çështja e presidentit.

Gojnovci e ka quajtur të habitshme se si guxohet që në këtë periudhe të bëhen lojëra të tilla.

Ai në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se po që se vendi shkon në zgjedhje, nuk do të mundet shteti t’iu qëndrojë prapa katërshes së UÇK-së, vendimi dënues për të cilët tashmë do të kalojë në instancën e Apelit.

“PDK-ja po tenton që nëpërmes këtij Ligji ta etiketojë fajtorin dhe fajtori për shkuarjen në zgjedhje në këtë rast do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, meqë e udhëheq Qeverinë. Për mua është jashtëzakonisht e habitshme pse guxon të krijohet një lojë e tillë në këtë kohë që dihet se nëse shkojmë në zgjedhje, ne do të kemi të paktën edhe tre-katër muaj minimalisht e ndoshta shumë më tepër kohë të amullisë institucionale. Dëmi më i madh po e po se do të bëhet brenda ,por do të bëhet edhe për katërshen e UÇK-së atje kur nuk do të kemi kapacitete institucionale që t’iu qëndrojmë prapa dhe të jemi t’i gatshëm t’iu ndihmojmë”, ka thënë Gojnovci.

Gojnovci ka thënë se PDK-ja e Lëvizja Vetëvendosje do të duhej t'i shihnin mundësitë për t’i ndihmuar katërshes së UÇK-së pasi çdo nguti brenda këtij ligji do të krijonte më shumë probleme sesa ndihmë për ta.

Edhe Gashi: PDK po e luan një lojë të rrezikshme me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen Arbëri Gashi: PDK po e luan një lojë të rrezikshme me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

“PDK-ja bashkë me Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast që udhëheq me Qeverinë do të duhej që këtë draftin, nëse ka mundësi të gjenden pikat e përbashkëta dhe modalitetet që do të ishin pozitive për t’i ndryshuar, duke punuar ekspertët në të. Kam përshtypjen që në çdo nguti apo ndoshta një fjali e vetme brenda këtij ligji mund të na krijoj më shumë probleme sesa dobi”, ka thënë Gojnovci.

Gjykata Speciale në shkallë të parë i ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Lexo përditësimet tjera
A janë të mundshme ndryshimet ligjore që kërkon PDK-ja?

A janë të mundshme ndryshimet ligjore që kërkon PDK-ja?