Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gojnovci : Le PDK tente de faire porter le chapeau au VV pour sa participation aux élections.

Ejup Gojnovci

Opinionisti Ejup Gojnovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po mundohet që përmes kërkesës që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, po tentojë që ta lë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje për shkuarjen në zgjedhje.

PDK-ja ka kërkuar që fillimisht të miratohen këto ndryshime e pastaj çështja e presidentit.

Gojnovci e ka quajtur të habitshme se si guxohet që në këtë periudhe të bëhen lojëra të tilla.

Ai në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se po qe se vendi shkon në zgjedhje, nuk do të mundet shteti t’iu qëndroj prapa katërshes së UÇK-së, vendimi dënues për të cilët tashmë do të kalojë në instancën e Apelit.

“PDK-ja po tenton që nëpërmes këtij Ligji ta etiketojë fajtorin dhe fajtori për shkuarjen në zgjedhje në këtë rast do të jetë Lëvizja Vetëvendosje meqë e udhëheqë Qeverinë. Për mua është jashtëzakonisht e habitshme pse guxon të krijohet një lojë e tillë në këtë kohë që dihet se nëse shkojmë në zgjedhje, ne do të kemi të paktën edhe tre-katër muaj minimalisht e ndoshta shumë më tepër kohë të amullisë institucionale. Dëmi më i madh po e po se do të bëhet brenda por do të bëhet edhe për katërshen e UÇK-së atje kur nuk do të kemi kapacitete institucionale që t’iu qëndrojmë prapa dhe të jemi t’i gatshëm t’iu ndihmojmë”, ka thënë Gojnovci.

Gojnovci ka thënë se PDK-ja e Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të duhej të shihnin mundësitë për t’i ndihmuar katërshes së UÇK-së pasi çdo nguti brenda këtij ligji do të krijonte më shumë probleme sesa ndihmë për ta.

“PDK-ja bashkë me Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast që udhëheqë me Qeverinë do të duhej që këtë draftin nëse ka mundësi të gjenden pikat e përbashkëta dhe modalitetet që do të ishin pozitive për t’i ndryshuar, duke punuar ekspertët në të. Kam përshtypjen që në çdo nguti apo ndoshta një fjali e vetme brenda këtij ligji mund të na krijoj më shumë probleme sesa dobi”, ka thënë Gojnovci.

Lire les autres mises à jour
Les changements juridiques que PDK souhaite obtenir sont-ils possibles ?

Les changements juridiques que PDK souhaite obtenir sont-ils possibles ?