Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar padinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj bërë kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri në vitin 2015 për shpifje.
Gjykatësja e rastit, Ganimete Puka, ka thënë se nuk ka bazë ligjore të mjaftueshme dhe as prova, raporton KTV.
Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm asnjëra palë.
Haradinaj e kishte paditur Muhaxherin për kompensim dëmi prej 250 mijë euro, pas disa deklaratave të Muhaxherit që pretendohet se ai ia ka dhënë në nëntor të vitit 2015 gazetës austriake “Der Standard”, në të cilën ai kishte akuzuar Haradinajn se ende po bënë para nga kontrollimi i biznesit të naftës dhe lojërave të fatit.
Artikuj të ngjashëm
-
KTV sjell të plotë epilogun e kontestit gjyqësor Haradinaj – Muhaxheri
-
Refuzohet padia e Haradinajt ndaj Muhaxherit
-
Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor
-
Mbrojtja e Muhaxherit propozon si prova transkriptet e NATO-s për Haradinajn
-
Shtyhet për të premten seanca gjyqësore Haradinaj kundër Muhaxherit