Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: BE-ja të deklarohet qartë nëse përkrah aparteidin e ri politik në Kosovë

Nga Serbia vazhdojnë të vinë reagime kundër dënimin me burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviqit, për deklaratat e tij që u gjykuan si nxitje e urrejtjes e mosdurim etnik.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, po e quan “aparteid të ri politik” atë që po ndodhë në Kosovë.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që “të deklarohet qartë nëse mbështet futjen e torturës verbale dhe ndalimin e lirisë së shprehjes për serbët në Kosovë” dhe siç ka thënë “nëse ish-ministri Ivan Todosijeviq është viktimë e një aparteidi të ri politik”.

“Në bazë të një deklarate të Zyrës së BE në Prishtinë, mund të konkludojmë se linçimi që po zhvillohet kundër Ivan Todosijeviqit, i cili u dënua me dy vjet burgim vetëm se tha të vërtetën dhe guxoi të thoshte se Reçaku ishte një trillim i agresionit të paligjshëm, se organizata e UÇK-së ishte terroriste dhe se ajo që ndodhi në Reçak nuk ishte genocid apo masakër”, tha Gjuriq në një konferencë për shtyp, raporton Tanjug.

Po ashtu edhe Ministri i Mbrojtjes Alexander Vulin sot i bëri thirrje Bashkimit Europian të përmbahet nga deklaratat “e nxituara dhe të dhimbshme” në lidhje me çështjen e Reçakut.

Edhe Dialogu rikthehet në javën e dytë të shtatorit, BE-ja kërkon përmbajtje nga mohimi i krimeve Arbëri Dialogu rikthehet në javën e dytë të shtatorit, BE-ja kërkon përmbajtje nga mohimi i krimeve

“Si një organizatë që nuk është kompetente për të dhënë gjykime ligjore dhe konkluzione historike, BE-ja do të ndihmonte shumë pajtimin dhe paqen në rajon nëse organet dhe zyrtarët e saj të përmbahen nga bërja publike e pikëpamjeve që mund të jenë nxitëse”, ka thënë ai.

Megjithatë BE-ja tashmë është deklaruar për këtë Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk ka vend për t’i mohuar apo për t’i relativizuar ngjarjet në Reçak të vitit 1999, dhe se mohimi dhe revizionizmi shkojnë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruan sot Koha Ditore (Lexo më gjerësisht).

Këtë qëndrim të BE-së, nëpërmjet një emaili, e ka shpërndarë Ana Pisonero, zëdhënësja e re e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit. Por nga përmbajtja shihet se ky është qëndrim i përgatitur mirë nga shërbimet e Komisionit Evropian, sepse i njëjti qëndrim është dhënë edhe në muajin prill të këtij viti.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për t’i komentuar deklaratat fyese që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka quajtur trillim masakrën e Reçakut, zëdhënësja e BE-së për Zgjerim ka shkruar:

“U takon gjykatave të gjykojnë nëse deklaratat e caktuara paraqesin vepra penale. Dënimet duhet të jenë proporcionale dhe të marrin parasysh të gjitha elementet e rastit. Autoritetet duhet të punojnë në mënyrë të sinqertë në vlerësimin e së kaluarës në shenjë respekti për viktimat. Një gjë është e qartë, nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që ndodhën në Reçak në Kosovë, në janar të vitit 1999. Mohimi apo revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve”, thuhet në përgjigjen që kjo zëdhënëse u ka dërguar mediave.

Edhe Brukseli thotë se u shkel Marrëveshja e 2013-s, Qeveria dhe KGJK-ja heshtin Arbëri Brukseli thotë se u shkel Marrëveshja e 2013-s, Qeveria dhe KGJK-ja heshtin

Dënimi i ish-Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq ka ngjallur reagime në Serbi. Vetë presidenti Aleksandar Vuçiq i doli në mbrojtje bashkëkombësit të tij, duke përsëritur edhe vetë se Reçaku ka qenë trillim.

Krerë shtetërorë në Kosovë, por edhe në Shqipëri kanë kundërshtuar ashpër këtë gjuhë të Vuçiqit.

Lexo edhe: 

Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun

Thaçi: Paqja dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet 

Edhe Masakra e Reçakut, Vullin: BE-ja të përmbahet nga deklaratat nxitëse – “shiptarët” s’kanë besë Arbëri Masakra e Reçakut, Vullin: BE-ja të përmbahet nga deklaratat nxitëse – “shiptarët” s’kanë besë

Haradinaj: Serbia edhe në formë institucionale e ruan mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviqi

Kurti: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë