Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit.
Sipas tij, urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.
Haradinaj në Facebook shkruan seRepublika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.
“Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”, thuhet në postimin e tij,
-
Osmani: Mohimi i masakrës, krim i dyfishtë i Serbisë
-
Haradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb nuk e kurseu askënd
-
Haradinaj: Serbia synoi zhdukjen e qenies shqiptare
-
Berisha: Masakra e Reçakut ia dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviqit
-
Duke kërkuar drejtësi, liderët kosovarë përkujtojnë 8372 të vrarët në Srebrenicë