Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se nëpërmjet Masakrës së Dubravës, Serbia kishte synuar zhdukjen e qenies shqiptare, ndërsa tha se edhe pse është e dokumentuar mirë, ende askush s'është përballë me drejtësinë.
Ai deklaroi në 25-vjetorin e Masakrës së Dubravës se Serbia refuzon të pranojë të vërtetën dh të përgjigjet për krimet e kryera, “e ne nuk duhet të ndalemi në betejën tonë për zbardhjen e të vërtetës”.
“Kjo masakër e shpërfaqë qartë mendësinë gjenocidale të shtetit serb, ku si synim kryesor kishte zhdukjen e qenies shqiptare, përmes spastrimit etnik, masakrave kudo në Kosovë e dëbimin me dhunë të më shumë se të gjysmës së popullatës nga trojet e tyre. Edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara, ende askush nuk është përballur me drejtësinë. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne nuk duhet të ndalemi në betejën tonë për zbardhjen e të vërtetës. Liria dhe shteti që e kemi sot, janë rezultat i një çmimi shumë të lartë! Sakrifica e të rënëve mbetet motivim për angazhim të gjithanshëm për ta dashur atdheun e për ta zhvilluar shtetin ashtu siç ëndërruan ata", ka përfunduar Haradinaj.
Deputeti i partisë opozitare shtoi se Masakra e Dubravës është ndër masakrat më makrabe të kryera nga pushteti serb
“Ato ditë maji të vitit 1999, shteti serb kreu krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë mbi 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës”, ka thënë ai.
-
Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve
-
Masakra e Dubravës, dëshmi e së vërtetës së Kosovës
-
Kurti: Të burgosurit e Dubravës, dëshmi e së vërtetës të Kosovës
-
Në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës, Osmani kërkon drejtësi për viktimat