Kurti: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kurti: Gjenocidi, varret masive e masakrat janë e vërteta e Serbisë

06 December 2019 21:46

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që pret të bëhet kryeministër i vendit, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mohoi masakrën e Reçakut.

“Ai refuzoi ta quante Srebrenicën gjenocid, tash e mohon masakrën e Reçakut. Dëshiron të lëvizë drejt të ardhmes paqësore pa pranuar krimet e të kaluarës”, ka shkruar Kurti në një postim në profilin e tij në Twitter. “Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuçiqi të pajtohet me këtë”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme