Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka shqiptuar gjobë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
AIP ka njoftuar se ka marrë ankesa nga qytetarët se KRU “Prishtina” ka shpërndarë faturat mujore duke i ekspozuar të dhënat personale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar”, njoftoi agjencia.
Pas shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KRU “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftim.