Arbëri

Gjinovci për rezultatin në “PISA 2022”: Qeveria duhej të mbante mbledhje urgjente

Analisti Rron Gjinovci ka komentuar rezultatin e nxënësve të Kosovës në testin PISA.

Në “PISA 2022”, Kosova sërish u rendit nga fundi dhe pësoi regres për dallim nga testi i mëhershëm.

“Kjo Qeveri e ka si stil, del e i liston krejt senet, me tregu se mirë po i din krejt problemet. Të thotë jemi aleat, diqysh kemi me tejkalu. Jo një Qeveri është me i zgjidh punët. Rezultatet po mungojnë. Sot do të duhej të mbaje mbledhje urgjente e Qeverisë, e të bisedohej se si 83 për qind e nxënësve na kanë dalë analfabetë funksionalë, e të thonë eja po krijojmë taskforca e nuk po merremi me gjëra tjera”, ka thënë Gjinovci në “Konfront” të KTV-së.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti po merret me Serbinë e veriun, ndërsa ka vendosur shumë ministra që inkompetent.

“Është Qeveri komplet jokompetente ka qeverisja, e është e jashtëzakonshme me u marrë me Serbinë. Na si publik jemi të shantazhuar. Na thonë a po doni me ju jep siguri nacionale në këmbim që ju të heshtni për problemet tjera. Po jo, ne po bëjmë probleme për arsim, ju tjerët për aspekte tjera, duhet të bëhemi aleat që kauzat me i shty përpara”, ka thënë Gjinovci.