Arbëri

Gjimnazistët në Lipjan “gjobiten” me nga 2 euro për dëmet në shkollë

Këshilli i shkollës në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan ka nxjerrë një rregullore, sipas së cilës nxënësit duhet paguajnë nga 2 euro në fund të vitit shkollor për sanimin e dëmeve të shkaktuara në objektin shkollor.

Gjatë muajit të fundit, me para të nxënësve janë blerë së paku katër dyer dhe janë rregulluar disa dritare, pastaj janë blerë pajisje të ndryshme për banjë, janë riparuar dhjetëra karrige nëpër klasa etj. Këto kushtëzime për nxënësit kanë nxitur reagimin e disa prindërve dhe të subjektit opozitar të PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Nazmi Krasniqi, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se gjimnazi “Ulpiana” po praktikon rregullore të reja të cilat janë në kundërshtim me udhëzimet administrative të MASHT-it derisa po detyron nxënësit t’i paguajnë nga 2 deri në 3 euro për dëmtim të objektit shkollor.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)