Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me një kontingjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.
Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.
“Nga sot fillojmë aplikimin për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për këtë lloj vaksine në QKMF dhe në QMF në Dardani. Sipas nevojës vaksinat do t’i shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familje dhe nëpër punkte tjera”, ka njoftuar Berisha.
Sipas IKPSHK, për Komunën e Gjilanit janë të parapara 5 mijë doza të vaksinave të kësaj natyre dhe furnizimi do të bëhet në disa faza.
-
Interesim i lartë nga qytetarët për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal
-
Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
-
Nga 1 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në QMF-të e Prishtinës
-
QKMF-ja në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal
-
Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, MSH-ja i siguroi 85.000 doza